Rritja e rrogave, Rama: Nëntetari do paguhet 94 mijë lekë në vitin 2024! Pagat e ushtrisë ishin arsye për t'u ndjerë keq, tani s'do jemi të fundit e rajonit

14 Prill 2023, 15:35

Paga e një nëntetari në vitin 2024 do të arrijë në shifrën e 94,540 lekëve. Ky është vendimi që ka marrë qeveria për rritjen e pagave në vend në mënyrë që ushtarakët të mos renditen të fundit për nivelin e pagave të tyre.