Rritje e çmendur e çmimeve në faturat e familjeve dhe biznesit të vogël në Itali, 30% më shumë energjia elektrike dhe +15% gazi

10 Tetor 2021, 11:35

Në Itali, rritja e paralajmëruar nga tregjet globale për energjinë elektrike dhe gazit, tashmë ka mbërritur edhe në faturat e familjeve italiane dhe bizneseve të vogla.  Nga 1 tetori do të llogaritet për çdo faturë një rritje e energjisë elektrike me gati 30% dhe e gazit me rreth 15%.