Rrjedh bombola e gazit, zjarr në katin e 10 të një pallati në Lezhë, pëson djegie kryefamiljari

9 Shtator 2021, 20:05 | Përditesimi: 9 Shtator 2021, 20:05

Kati i 10 i një pallati në Lezhë është përfshirë në flakë ditën e sotme.

Zjarri i rënë në rrugën e Shtrausit është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi. Gjatë tentativës për të shuar zjarrin ka pësuar djegie kryefamiljari i cili është derguar në spital për mjekim.

KT/Shqiptarja.com