Rrokadë në derbi, Partizani merr kreun! Tirana fajëson 'security-n' për shashkat dhe fishekzjarret, Presidenti Demi për 'Report TV': Fitorja duhet të ishte më e thellë

7 Mars 2023, 12:57

Fitorja 2-0 në derbi kundër Tiranës i dha kryesimin e Superligës Partizanit. Mirëpo sfida në Air Albania pati shumë ndërprerje për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarreve të hedhura në fushë. Pas ndeshjes presidenti dhe trajneri i Tiranës fajësuan kompaninë që mori përsipër organizimin e ndeshjes, ndërsa presidenti i Partizanit Gaz Demi për Report TV tha se fitorja duhet të ishte më e thellë.