Rrufeja vret 250 krerë bagëti, dele e dhi, në Mirditë, shpëton çobani

12 Qershor 2021, 11:18 | Përditesimi: 12 Qershor 2021, 11:18

250 krerë bagëtish të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur pasi rrufeja ka goditur tufën e tyre në fshatin Zaj të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku vendi u përfshi nga një stuhi shiu, bubullima e rrufe. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani Prena Buruku, i cili nuk ka mbetur i lënduar.

Dëmi ekonomik është i madh, ndërsa bagëtitë e ngordhura janë ende në mal, pasi autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar për t’i groposur.

r.k./Shqiptarja.com