Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat

31 Korrik, 17:38

Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë që po ndërtohet nga ARRSH-ja prek fshatrat e Librazhdit. Banorët protestuan sot, duke kërkuar ndryshimin e projektit. Ata thanë se gjurma e rrugës ndan në mes Hotolishtin, dëmton shtëpitë dhe tokat bujqësore.