Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën

16 Tetor, 17:50

Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj thotë për Report Tv se brenda këtij viti, pritet të mbahet edhe konferenca e tretë ndërqeveritare BE-Shqipëri. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, anëtarja e Komisionit të Jashtëm thotë se brenda fundit të dhjetorit pritet hapja e negociatave për kapitujt e politikës së jashtme.