Rrugëtimi i Vjosa Osmanit, nga personi më i votuar në historinë e vendit në presidenten e dytë grua

5 Prill 2021, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 13:26:21

Për herë të dytë në historinë e vendit, Kosova zgjedh një grua në krye të shtetit. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën si presidente e Kosovës, pasi siguroi mbështetjen e 71 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

 Vjosa Osmani, mori pozitën e kreut të shtetit duke qenë personi më I votuar në historinë e vendit me më shumë se 300 000 vota në zgjedhjet e 14 Shkurtit, ndërkohë që më parë ajo ka shërbyer si kryetare e Kuvendit, post i cili për herë të parë iu besua një gruaje.