Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

16 Nëntor 2022, 10:56

“Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, rikthehet sot në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.Mbahet sot në orën 11.00 ceremonia e hapjese së Panairit të 25-të të Librit. 97 stenda në dy kate, presin lexuesin, mes takimesh me autorë, përkthyes e diskutimesh.

Do të mbahen sot në orën 10.00 tek "Artet", bashkëbisedime dhe master klas me violinistin Jonian Ilia Kadesha dhe pianistin Noam Greenberg.

Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë Fab ekspozita e Gazmend Lekës "Dhe yjet rrinë e vështrojnë".

Është çelur në Galeri 70 ekspozita e përvitshme e Open Art Space dhe do të qëndrojë e hapur deri në 11 dhjetor.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Banda Tradicionale e Emirateve ndal sot në orën 12.00 në Kalanë e Rozafës në Shkodër, ku mban një koncert në kuadër të Javëve Kulturore.

Teatri i Kukullave vijon shfaqjet në rrethe. Këtë të mërkurë ndal në qytetin e teatrin e Krujës ku do të mbajë shfaqjen “Djali milardier”.