Rubrika Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

22 Nëntor 2022, 12:04

Në kuadër të “Ditëve të albanologjisë” ekspozohet sot në orën 11.30 xhubleta në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Akademia e Shkencave shpall sot në orën 13.00 tri çmimet e mëdha;  “Eqrem Çabej” , “Petrit Radovicka”  dhe “Aleks Buda” .

Në kuadër të Javëve Kombëtare të Kulturës, shfaqen sot në orën 19.00 në Arkivin e Filmit dy filmat me metrazh të shkurtër të Valmir Tërtinit, “Tradhti me letra” dhe “Vulë”.

Do të vijojnë të mbahen deri në 25 nëntor në Qendrën për Hapje dhe Dialog “Ditët e drejtshkrimit”, me një sërë aktiviteesh të organizuara me Akademinë e Shkencave  në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

Ekspozita "Thumbi në shënjestër" me 30 punime të artistit Endri Beqo do të qëndrojë e hapur në galerinë "Tirana Ekspress" deri në 23 nëntor.

Shënohet sot nga ora 9.00 dita e dytë  e “Librit Arbëresh”  që nis me temën “Migrimi i shqiptarëve në Itali mes mitit dhe historisë”. Aktivitetet vijojnë deri nesër, në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.