Ruçi pret një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Marrëdhëniet politike po përkthehen në bashkëpunim ekonomik

26 Korrik 2021, 17:25 | Përditesimi: 26 Korrik 2021, 17:25

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku është diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë takimit Ruçi ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vuri në dukje se miqësia dhe bashkëpunimi politik po përkthehet edhe në një bashkëpunim ekonomik në rritje midis të dy vendeve.

r.k./Shqiptarja.com