Ruçi takim me ambasadoren e Holandës: Mirënjohje për mbështetjen e Parlamentit holandez për rrugëtimin europian të Shqipërisë

5 Korrik 2021, 12:51 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 12:51

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar ditën e sotme me ambasadoren e Holandës, Guusje Korthals Altes, në kuadër të përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Në takimin mes Ruçit dhe ambasadores u diskutua për marrëdhëniet Shqipëri-Holandë si edhe qëndrimin pozitiv të parlamentit holandez për hapjen e konferencës së Parë ndër Qeveritare për vendin tonë.

r.k./Shqiptarja.com