Rusët presin mercenarët e ‘Wanger’ si çlirimtarë, u japin ushqim falas dhe ujë

24 Qershor 2023, 17:03

Mercenarët e grupit rus Wanger nuk kanë hasur në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës. Përkundrazi ata janë pritur krahëhapur nga qytetarët rusë të cilët u dhanë ushqim dhe ujë falas.

Lideri i grupit, Yevgeny Prigozhin duke komentuar mikpritjen e ngrohtë që u bënë qytetarët në afërsi të Rostovit tha se shumë njerëz i pritën me flamuj.

“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.