Rusi/ Mikhail Gorbachev përcillet sot për në banesën e fundit! Homazhet në hollin ku iu dha lamtumira e fundit Leninit, Stalinit e Brezhnjevit

3 Shtator 2022, 14:01

RUSI- Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë, do të varroset ditën e sotme, katër ditë pas vdekjes së tij. Qindra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit, teksa presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të axhendës së tij, ka deklaruar Kremlini. Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një shpërfillje e njeriut që shkaktoi ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Më herët, Putin  e ka quajtur  shpërbërjen “katastrofa më  e madhe gjeopolitke e shekullit”.Presidenti rus vendosi një buqetë me trëndafila të kuq pranë arkivolit të hapur të liderit të fundit të BRSS, mbajti një minutë heshtje dhe uli kokën në shenjë respekti. N