Rusia i përgjigjet BE, stërvitja e përbashkët një javore me Kinën e Indinë nis më 1 shtator në ajër, tokë e det

31 Gusht 2022, 21:36

Rusia i përgjigjet Bashkimit Europian dhe nga data 1 shtator do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët përkrah disa vendeve, mes tyre Kinës e Indisë. Stërvitja e përbashkët mes Moskës e Pekinit, vjen pak orë pasi BE njoftoi hartimin e një misioni ushtarak për mbështetjen e Ukrainës.