Rusia pretendon fitore në referendumet e rreme për aneksim: Nga 87 për qind deri në 99.2 për qind! Duma ruse e shqyrton më 4 tetor

28 Shtator 2022, 15:58

Rezultati i referendumeve të zhvilluara nga Rusia në rajonet e pushtuara në Ukrainë nuk patën surpriza ndërsa rusët pretendojnë se rajonet kërkojnë bashkimin me Rusinë me rreth 92.2% të votave. Perëndimi ka dënuar referendumet duke i cilësuar si të rreme ndërsa kanë paralajmëruar për sanksione shtesë ndaj Rusisë.