Mbi 1 milion fuçi naftë janë dërguar nga Rusia në Korenë e Veriut. Kjo është një pjesë e shpërblimit që Rusia I paguan vendit aziatik komunist në këmbim të ndihmës që Kim Jong Un po jep në fushëbetejat e luftës në Ukrainë.
Koreja e veriut u përfshi në luftën e Ukrainës muajin e kaluar, duke dërguar atje 10 mijë ushtarë të cilët janë hedhur menjëherë në front nga rusët, një zhvillim që ishte mjaft shqetësues për mbarë botën, pasi përfshirja koreancoveriore në Ukrainë u pa me frikën e një zgjerimi të konfliktit.
“Nafta është pagesa për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskën për të nxitur luftën e saj në Ukrainë”, thanë për BBC ekspertët kryesorë dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.