‘Sajza’ e Agron Tufës (zh)varroset në teatër! Rajmonda Bulku në skenë për viktimat e Kampit të Tepelenës: Holokaust që shqiptari ia bëri shqiptarit!

24 Mars, 20:11

Prej 21 marsit në skenën e “Eksperimentalit” shfaqet në formën e teatrit dokumentar “Lule Sajza” me dëshmitë e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Rajmonda Bulku, Valentina Myteveli dhe regjisori Endri Çela rrëfejnë këtë shfaqje edhe si mision mbi atë që shqiptari i bëri shqiptarit në diktaturë.