Salernitana ngrin festën e Napolit, shtyhet kurorëzimi i titullit kampion!

30 Prill 2023, 19:53

Kjo ndeshje, e programuar fillimisht të shtunën, por që u shty për t’I dhënë Napolit mundësinë të festonte, kishte ngritur në këmbë të gjithë autoritetet. Është lëshuar kodi i kuq deri të hënën në orën katër, ç’ka nënkupton se spitalet ishin në gadishmëri paraprake, me personel të shtuar, 40 autoambulanca në pritje dhe 8 motoçikleta shëndetësore në gadishmëri. Gjithsesi për shkak të festimeve që nisën nga ora 10 e mëngjesit pati disa incidente, duke rregjistruar edhe katër të plagosur.