'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi

6 Nëntor, 18:07 | Përditesimi: 6 Nëntor, 18:07

Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të bëjë për vete Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, nuk do të marrë më shumë se 35% të votave. Ai tha se Berisha po bën këto thirrje për të shmangur turpërimin në zgjedhjet e 9 majit, ndërsa shtoi se askush nuk e dëgjon më.

 

A.H/Shqiptarja.com