Sallam çokollate me lajthi nga zonja Albana

7 Tetor 2022, 10:24

Sallam çokollate me lajthi

Përbërësit:

  • 100 gr çokollatë
  • 100 gr gjalpë
  • 200 gr biskota
  • 100 gr lajthi
  • 100 gr kakao
  • 5 lgj qumësht të kondensuar
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

Marrim biskotat i thërrmojmë, shkojmë kakaon dhe lajthitë e grira. I përziejmë mirë. Në një tenxhere të vogël kemi shkrirë çokollatën me gjalpin dhe qumëshin dhe këtë masë e shtojmë mbi biskotat. E trazojmë mirë dhe e vendosim në një qese kuzhine. E punojmë mirë me duar duke e mbledhur role dhe e vendosim në frigorifer për disa minuta. Më pas e largojmë trungun e cokollatës nga mbështjellja, e pudrosim me sheqer pluhur dhe e rivendosim në frigorifer për 2-3 orë.