Sallatë me qiqra dhe panxhar / Sallatë me qiqra, rukola dhe domate nga zonja Vjollca

9 Qershor, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-06-09 10:41:32

Sallatë me qiqra dhe panxhar ( 4 persona)

Përbërësit:

4 panxharë mesatar

500 gr qiqra të gatuar

xhinxher 1 copë 3-4 cm

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull molle

1 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim panxherin për të zjerë ose për të pjekur. ( Nëse e pjekim e mbështjellim me letër alumini). Pasi ta kemi zjerë e qërojmë dhe e presim në feta rrumbullake në trashësi 0.7 cm e më pas në shkopinj I vendosim të prera në shkopinj në një tas ku në të shtojmë dhe qiqrat dhe I trazojmë sëbashku.

Salca

Në një tas vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 thelpi hudhër të shtypur dhe 1 lugë çaj xhinxher të grirë në rende të hollë dhe kripë, piper të zi. Përziejmë mirë salcën dhee  shtojmë mbi qiqrat me panxhar I përziejmë mirë dhe sallata është gati për tu servirur të freskët.

Sallatë me qiqra, rukola dhe domate

Përbërësit:

350 gr qiqra të gatuara

1 thelpi hudhër

1 tufë rukola

10-15 domate qershi

kripë

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja:

Vendosim qiqrat e gatuara në një task u mbi ta shtojmë 1 thelpi hudhër të shtypur, 1 tufë rukola të grirë hollë, domatet të prera në katërsh, kripë, pak vaj ulliri, uthull I përziejmë mirë dhe gjithcka gati për ti shërbyer.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha