Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi, shkak masat e sigurisë! Kryeqyteti do të 'blindohet', instalohen ekipe nga Brukseli

30 Nëntor 2022, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2022-11-30 13:52:17

Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën, ditën kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim.