Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama falënderon stafin që është marrë me organizimin

7 Dhjetor 2022, 10:42

Kryeministri Edi Rama falënderoi stafin e prapavijës së Bashkimit Evropian që ka ndihmuar për organizimin e Samitit BE-Ballkani Evropian.

“Faleminderit stafit të prapavijës së BE, i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit. Dhe patjetër, shumë krenar që Shqipëria, stafi ynë, atmosfera e Tiranës, u kanë lënë një mbresë të pashlyeshme ndërsa për Samitin dëgjojini vetë”, shkruan Rama.