Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Varhelyi: Plan investimesh 30 mld euro, do financohet nga BE!

10 Qershor 2021, 13:38 | Përditesimi: 10 Qershor 2021, 18:04

TIRANË- Sot zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi tha se ka një plan për investime prej 30 mld euro në rajon, që do të financohet nga BE që e quajti si një lajm shumë të mirë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se “Ambicia është që Procesin e Berlinit ta marrë në dorë unioni”.

Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit. Pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik

b.ha./Shqiptarja.com