Samiti në Shkup, Sergei Lavrov: OSBE-ja është bërë vegël e BE-së! Hasani e replikon: Rusia dhe lufta e saj, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot

30 Nëntor 2023, 17:49

Në Samitin e OSBE-së të mbajtur sot në Shkup, i është bërë thirrje ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov për ndalimin e agresionit rus në Ukrainë. Ky i fundit u përgjigj me akuza ndaj BE-së dhe NATO-s, duke përmendur Kosovën. Kjo solli replikën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Igli Hasani i cili akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë konflikte në Ballkan.