Sampdoria ia bën malore, por Juventus ia del për 3 pikët! 'Zonja' merr fitoren e dytë radhazi në 'Seria A'

26 Shtator 2021, 16:03

Në javën e gjashtë të Seria A Juventus ka bërë fitoren e dytë radhazi, pasi ‘zonja e vjetër’ ka mposhtur me shumë vështirësi 3-2 Sampdorian. Në ‘Allianz Stadium’ u krijua përshtypja e një ndeshje pa shumë angazhime kur në minutën e 10 Paolo Dybala zhbllokoi shifrat me një të majtë precize, por pak çaste më pas numri 10 la fushën për shkak dëmtimi.

Ndeshja do të ishte e qetë deri pak para fundit të pjesës së parë kur Bonucci ktheu në gol një 11 metërsh, ndërsa në harkun e disa sekondave Sampdoria u rikthye në lojë falë një goli të shpejtë të Yoshida. Në pjesën e dytë Locatelli i rikthye qetësinë e përkohshme Juventusit, pasi në minutën e 83 Candreva i dërgoi shifrat në 3-2.