Santos bie nga kategoria, tifozët shkatërrojnë qytetin! Digjen makina e autobusë

7 Dhjetor 2023, 14:27

Rënia për herë të parë në histori në Ligën e dytë braziliane është përjetuar shumë keq nga tifozët e Santosit. Këta të fundit, pas humbjes 2-1 që ekipi pësoi në shtëpi dhe ra nga kategoria, shkaktuan vandalizëm, duke djegur një sërë makinash pranë stadiumit, por edhe në parkingun e tij. Disa prej këtyre makinave ishin të futbollistrëve të cilët qëndruan me orë të ngujuar në stadium.