'Saranda është gati për qindra mijëra pushues', Kryebashkiaku Gurma për Report Tv: Presim t'i afrohemi numrit 800 mijë turistë si në 2019-n

28 Qershor 2021, 16:23

Saranda është gati dhe pret që në 2 muaj në vijim të ketë një fluks të madh turistësh dhe të mund t'i afrohet vitit më të mirë që ka pasur deri më tani, vitit 2019 kur e vizituan rreth 800 mijë turistë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë dhënë për Report Tv shprehet se ky qytet i ofron të gjitha dimensionet për turistët dhe pritet një fluks nga i gjithë rajoni por edhe vendet e Evropës lindore.