Sarandë/ Më pak stacione për skafe e larg pikave turistike! Pronarët mësyjnë në mbledhjen e Këshillit: 2 korridore janë jashtë funksionit, nuk hyjnë në punë për asgjë

29 Maj, 18:05 | Përditesimi: 29 Maj, 18:05

Tensione janë shënuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku do të miratoheshin vendbazimet e reja për mjetet ujore. Pronarët e mjeteve lundruese kanë hyrë me forcë në mbledhje duke kundërshtuar kufizimin e numrit të korridoreve ku vendosen skafet pasi sipas tyre janë larg pikave turistike. Kjo solli shtyrjen e mbledhjes për një datë tjetër.

I.M/Shqiptarja.com