Sarandë, ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur 'Kurora e qytetit', 4 në pranga! Shpallet në kërkim 49-vjeçari që do ndërtonte objektin

12 Shtator 2021, 12:01 | Përditesimi: 12 Shtator 2021, 12:01

SARANDË- 4 qytetar kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur 'Kurora e qytetit’, në Sarandë. Të katër punëtorët po ndërtonin një vilë për Aleksandër Rica, i cili është shpallur në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato  bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

KT/Shqiptarja.com