Sarandë/ Pronari i ‘Pemës së Thatë’ vritet me plumb në kokë, i doli në mbrojtje mikut të tij! Në kërkim autori e 4 të tjerë, në polici i plagosuri

8 Maj, 18:43 | Përditesimi: 8 Maj, 18:43

5 persona janë shpallur në kërkim dhe një tjetër është shoqëruar nga policia për vrasjen e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë. Konflikti dyshohet të ketë nisur për çështje pronash mes Viktor Ruçit dhe një personi tjetër, ndërsa përplasja fizike në lokal përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit nga Lulzim Tabaku, i cili është ende në arrati.

    A.M/Shqiptarja.com