Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen!

25 Gusht, 16:44

 Fluksi i sezonit turistik, me pushuesit vendas dhe të huaj në bregdet, shkakton herë pas here edhe incidente me motive nga më të ndryshmet.

Tre turistë francezë dhe një shqiptar, që ishte palë me njërin prej të huajve, janë konfliktuar dhe përleshur mes tyre në ambientet e një hoteli në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar kaos dhe dëme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 Gusht) në lagjen nr. 2, teksa Policia njoftoi sot edhe marrjen e masave me ndalimin e dy prej të dyshuarve; shqiptarit dhe francezit.

    No videos found.