Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit një shtetas të dyshuar si përgjegjës për zjarrin e rënë mbrëmjen e së enjtes në Borsh. Sipas burimeve bëhet me dije se bëhet fjalë për Madrit Kostën, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ai është autori i zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në zonën bregdetare.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
















