Sardenja nën ‘pushtetin e flakëve’, digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, evakuohen 1500 banorë! Mijera forca zjarrfikëse zbresin në terren për të shuar flakët

25 Korrik 2021, 21:59

Paraqitet e vështirë situata nga flakët që po përhapen në ishullin Italian të Sardenjas. Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët.  Bilanci i zjarrit gjigant që shpërtheu në Montiferru, në zonën e Oristano, është shumë i rëndë.