'S'do ju zhgënjejmë', Rama me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët

25 Qershor 2021, 11:35 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 13:30

Është zhvilluar sot sesioni i 7 online mes kryeministrit Edi Rama me aplikantët për nismën "Gati për Shqipërinë". Duke dëgjuar të rinjtë dhe idetë e tyre Rama tha se do të vijojnë me fazat e tjera të takimeve, ndërsa u ka premtuar të rinjve se nuk do ti zhgënjejnë nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit. Se çfarë projekti do të konkretizohen tha Rama, kjo mbetet për t'u parë në vazhdim.

"Po vazhdojmë këto sesione për të vazhduar të gjithë që kanë shprehur interes, nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë, jam këtu në shenjë respekti. Numri i të interesuarve është më i madh se çe kemi pritur. Mbas kontaktit të parë bëhet edhe skedulimi i takimeve. Për mua personalisht edhe për të tjerët është si të thuash shprehej besimi derisa keni marrë mundimin ta bëni këtë hap. Shpresoj që nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do iu zhgëniejmë. Si do materializohet mbetet për tu parë. Sesioni i Shtatë. Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine.al", tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com