'S'dua emocione në fushë', Orges Shehi para Besiktasit: Në betejë nuk futemi të dorëzuar

27 Korrik 2023, 15:19

Besiktas dhe Tirana luajnë sot në 20:00 për turin e II kualifikues në Conference League. Përballja e Stambollit është e fortë për nënkampionët e Shqipërisë, që gjejnë përballë një kundërshtar me nivel të lartë dhe eksperiencë të madhe. Trajneri Orges Shehi ka dashur të motivojë të tijtë dhe ka treguar në konferencën për shtyp se nuk do futen në fushë të dorëzuar.