Së shpejti në lokale me vaksinë anti-COVID, kreu i Shoqatës së Bareve: Jemi kundër, do të na penalizojë si pandemia

4 Nëntor 2021, 13:56

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se kjo masë nuk do të zbatohet dhe se ato nuk mund t’u kërkojnë klientëve që t’u paraqesin certifikatë vaksinimi, pasi kjo u shkel edhe privatësinë.

‘Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat e çdo klienti. Kjo nuk është as ligjore, pasi nuk mund tu kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet. Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë. Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh.’- tha Jahaj.