Seanca në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, ish kryeprokurori ndodhet në spital! Avokati: Vuan nga një sëmundje e rëndë! Gjykata nuk pranon më prova, tërhiqet për vendim

9 Shtator 2021, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 15:57:03

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit është tërhequr për të marrë një vendim përfundimtar për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër turp gjykuese. Trupi gjykues nuk ka pranuar asnjë provë të re të paraqitur nga avokati mbrojtës Sokol Hazizaj.