Sekretari amerikan i Thesarit do vizitojë Ukrainën! Dy vendet drejt një marrëveshje për mineralet e rralla

12 Shkurt, 14:58

Këtë javë sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent do të udhëtojë në Ukrainë. Udhëtimi i parë i një zyrtari të kabinetit të Donald Trump në vendin në luftë pritet të detajojë një marrëveshje midis Ukrainës dhe Amerikës ku kjo e fundit të ketë akses tek rezervat e mineraleve të rralla në këtë territor.