Sekuestrimi i drogës në Frakull të Fierit, Report Tv siguron akt-ekspertizën: Brenda 400 thasëve me pleh kimik u gjet 485.5 kg kokainë

9 Shkurt 2023, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 14:34:28

Report Tv ka siguruar akt ekspertimin për drogën e sekuestruar në thasët me pleh kimik në banesën e Viktor Çervenakut në fshatin Frakull në Fier në nëntor të vitit të kaluar. Sipas akt-ekspertimit të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka rezultuar se në 400 thasët me pleh kimik, janë gjetur 485.5 kg kokainë.