Sekuestrohen 2 ton kokainë! Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë dhe Portugali

23 Dhjetor 2023, 09:58 | Përditesimi i fundit: 2023-12-23 11:13:19

Nëntë persona, mes tyre dhe një shqiptar, të dyshuar të përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku droge u arrestuan në Spanjë dhe Portugali, ku u sekuestruan dy ton kokainë. Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës