Policia e Korçës ka arrestuar dy grekë në pikën kufitare të Kapshticës. Ata janë identifikuar si Thomas Kathreptis, 48-vjeç dhe Antiopi Marinou, 34-vjeç.
Sipas të njoftimi të bluve pas informacioneve të marra se një automjet me targa greke do të transportonte lëndë narkotike drejt Maqedonia e Veriut, me destinacion final Greqi, nisën menjëherë kontrollet.
Gjatë kontrollit, përfshirë edhe skanimin e automjetit, u zbuluan 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit.




















