Serbia e Maqedonia hoqën kufizimet për tregtinë e grurit e misrit në Shqipëri, Alban Zusi: Do të ulë kostot, në vjeshtë mund të kemi mungesë produktesh

28 Korrik 2022, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2022-07-28 19:38:21

Arritja e kompromisit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të lejuar tregtinë e mallrave ushqimore pa kufizimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur, vlerësohet nga ekspertët dhe pritet të ulë kostot e produkteve. Alban Zusi kreu i eksportuesve vendas thotë se lehtësimi i tregtisë në këto kushte është proces i domosdoshëm.