Serenata korçare ‘zbresin’ në pazarin karakteristik të Gjirokastër, aktorë dhe këngëtarë performojnë rrugëve të gurta

20 Qershor 2021, 17:43

Fundjava ka sjelle disa aktivitete ne qytetin e Gjirokastrës, mes të cilave edhe “Fundjava Korçare” e cila u ndoq me interes të madh nga gjirokastritët. Artistë nga Korça kryesisht aktorë profesionistë dhe këngëtarë, kanë performuar në rrugët e gurta të Pazarit Karakteristik. Këngët tradicionale për herë të parë janë performuar LIVE, duke rrëmbyer duartrokitjet e të pasionuarve pas serenatave të famshme korçare. Aktiviteti i fundjavës në Gjirokastër u organizua nga TID Gjirokastra, Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, si dhe Bashkia e Gjirokastrës. “Kjo është fundjava e miqve tanë aktorë, këngëtarë dhe artistë nga Korça të cilën ne po e quajmë fundjave korçare sepse për të parfumuar në Gjirokastër kanë ardhur trupa e aktorëve të teatrit të Korçës kanë ardhur ansambli “Skënderbeu”. Ne jemi të bindur se kryerja e këtyre aktiviteteve rrit numrin e vizitorëve dhe sjell një rritje të të ardhurave të bizneseve.”, shprehet Gentian Saliaj, nga TID Gjirokastra