Seriali shqiptar fiton zemrat e të huajve, ftesë për të zhvendosur serinë e tretë në Itali

12 Maj 2021, 14:04

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”  folëm për rikthimin e serialit “ Lokomotiva” një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet.

Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore.

Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkpunim me aktorë italianë të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.

“Kur e kam menduar paraprakisht  kam thënë do më duhet të ulem shumë herë më shumë me veten time që të bëj një plan strikt”

Ai u shpreh se e ka idenë e qartë se çfarë do të trajtojë në serinë e ardhmshme megjithatë ka ende punë:

“Ndonjëherë detajet e vogla që ne i neglizhojmë janë vërtet shumë me peshë, në moment kur ti shkon në terren dhe fillon xhirimet duhet përllogaritur gjithcka, në detaj  vogël kushton shumë sidomos në vend të huaj’ përfundoi producenti Ermal Qori.