Serie A/ Derbi i shqiptarëve spektakolar, Sassuolo mund 3-4 Empolin! Monza ngec në udhëtim, fiton Frosinone! Juve - Inter në mbrëmje

26 Nëntor 2023, 18:00 | Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 12:45

Serie A e futbollit ka në program pesë duele këtë të dielë, teksa gjithë vëmendja është në mbrëmje ku në Torino luhet derbi i kreut mes Juventusit dhe Interit. Kjo e dielë sportive në Serie A ka nisur në 12:30, ku në Sardegna Cagliari dhe Monza ndanë pikët duke barazuar 1-1. Në 15:00 Empoli humbi 3-4 në shtëpi nga Sassuolo, ndërsa Frosinone mundi 2-1 Genoan. Në 18:00 në "Olimpico" Roma pret Udinesen.

    E.H/Shqiptarja.com