Ish-deputeti Roland Bejko i ftuar në Report Tv tregoi arsyet e ndarjes nga Lulzim Basha. Sipas Bejkos, pas rikthimit Basha duhej të ishte në betejë dhe do duhej të kishte rishpikur veten.
“Kam kohë që kisha menduar largimin nga Basha, për arsyen se u kthye me premtimin e madh që do bëj betejë politike. Aty ku e latë ju në zgjedhjet lokale, kam mbështetjen e SHBA. Që nga dita që u zgjodh kryetar deri në mes të janarit, nuk e shikojë gjëkundi. Duhet të jesh se s’bën në betejë. Ajo që duan të dinë qytetarët është sa i fortë je ti, sa i besueshme. Kishte kosto që rikthehej, i duhej që të kishte shpikur vetveten dhe të dalë mbi modelin që ka qenë para se të largohej. A mund të bashkohemi në të ardhmen? Nëse Basha e ka seriozisht luftën kundër kësaj klase të vjetër politike, kundër këtyre anti-demokratikëve”, tha Bejko në Report Tv.
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse po punon për një lëvizje të re, Bejko pohoi se janë në diskutime me figura që kanë qenë në PD dhe qytetarë të tjerë që janë angazhuar në politikë. Derën e bashkëpunimit nuk ia mbylli as Bashës, nëse kanë të njëjtat parime.
“Është duke u negociuar qasje me një lëvizje të re tej Berishës, Bashës. Nuk mbyllet dera e bashkëpunimit me ata bashkëpunëtorë që janë kundër sistemit të vjetër. Për një lëvizje të re, po diskutohet me faktorë të ndryshëm, me ata që kanë qenë brenda PD sot dhe ndër vite dhe qytetarë të anagzhuar në politikë”, vijoi Bejko.