Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyjnë 50 efektivë dhe një helikopter! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie

10 Gusht, 15:59 | Përditesimi: 10 Gusht, 15:59

Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.

E.H/Shqiptarja.com