Sërish incident në Basketboll, drejtoresha e Tiranës ia hedh fanellën mbi kokë arbitrit pas humbjes ndaj “Besëlidhjes” së Lezhës

23 Prill 2023, 18:25 | Përditesimi i fundit: 2023-04-23 18:26:13

Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por drejtoresha e ka marrë sërish fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit. Edhe trajneri i Tiranës e ka ndjekur drejtoreshën në gjestin e shëmtuar. Pa mbylljes së ndeshjes pati reagime edhe nga tifozët e Trians, të cilët reaguan gjithashtu duke hedhur shishe në fushë në shenjë proteste për gjyqtarin e ndeshjes.